Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Publikuar me datë:

Në një tjetër episod të spektaklit të përditshëm të çmimeve të karburanteve, Bordi i Transparencës vendosi të ulë naftën me 3 lekë për litër teksa ditën e djeshme e kishte rritur atë me 4 lekë.

Sipas vendimit më të fundit, nafta do të shitet deri në 192 lekë për litër dhe benzina deri në 172 lekë.

Pra, pas rritjes së djeshme dhe uljes së sotme, duket se bordi po zbaton filozofinë ekonomike “një hap para, gjysmë hapi pas”, duke e paraqitur si fitore për konsumatorët.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Pentagoni pritet të anulojë një plan për të dërguar...

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...