Blof absurd te Shqipëria U21! Bushi përfshiu në listë futbollistin që nuk do kuqezinjtë: Nuk do luaj kurrë

Publikuar me datë:

Një situatë absurde është krijuar me listën e Kombëtares shqiptare U21, ku trajneri Alban Bushi ka përfshirë mes risive të grumbullimit për miqësoret e qershorit edhe një futbollist i cili me sa duket nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij. Përkundrazi, ai e ka refuzuar atë, siç kuptohet nga vetë fjalët e lojtarit.

Blerton Isufi, futbollisti i blerë për 600 mijë euro nga Molde, rezultonte të ishte risia e madhe e Shqipërisë U21, ndonëse më parë kishte luajtur të kjo grupmoshë e Kosovës. Por në një intervistë për “Telegrafi”, ka qenë vetë Isufi ai që ka treguar se vetëm ka biseduar me skautë të FSHF dhe vetë Bushin, por nuk ka dhënë miratimin që të ishte në listë.

“Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar disa herë, por unë nuk i kam dhënë përgjigje pozitive. E kanë kontaktuar edhe babanë tim. Unë jam futbollist i Kosovës dhe do të vazhdoj të luaj vetëm për vendlindjen time. Nuk do të luaj kurrë për asnjë Kombëtare tjetër përveç Kosovës.

Trajneri Bushi më ka kontaktuar direkt duke më thënë se i pëlqej si lojtar, gjithsesi faleminderit, por do të mbetem i Kosovës. Kam biseduar me trajnerin Hekuran Kryeziu. Ai e di situatën time në klub dhe gjithë atë që ka ndodhur me Shqipërinë. Ai ka besim te unë dhe unë kam besim tek ai. Në këtë grumbullim nuk do të jem shkaku i angazhimeve me klubin pasi kampionati norvegjez nuk pushon, por gjithmonë do të jem pjesë e Kosovës”, janë deklaratat e 20-vjeçarit Isufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...