Një situatë kaotike po ndodh pasditen e sotme në rrugën 3 Heronjtë në Shkodër, ku ka qenë dikur Ujësjellësi, në të cilën qarkullimi i mjeteve është bllokuar plotësisht.
Qytetarët e ndodhur në vendngjarje shprehin indinjatën e tyre të thellë, duke denoncuar se nuk ka asnjë tabelë orientuese apo njoftim paraprak për këtë bllokim të rrugës, ndërsa shihen kamionë duke punuar. Shumë drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në trafik pa pasur mundësi manovrimi.
“Kam 10 minuta këtu. Kanë bllokuar komplet rrugën ku ka qenë Ujësjellësi dikur. Asnjë tabelë, asnjë njoftim,” shprehet një qytetar i bllokuar në radhë.
Një tjetër shofer tregon situatën e vështirë ku ndodhet:
“Hyna, bëra 500 metra dhe tani as vend ku me u kthyer nuk kam.”
Kjo mungesë koordinimi dhe njoftimi ka krijuar një ngarkesë të lartë dhe stres te qytetarët, të cilët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin e situatës ose vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

