Biologia Piroviq apel Becit për Liqenin e Shkodrës: Nuk është vend për aventura motorike

Publikuar me datë:

“Deti Adriatik është vendi për këto aventura, jo Liqeni i Shkodrës.” Me këtë deklaratë të fortë, biologia Aurora Piroviq ka reaguar ndaj përdorimit të mjeteve motorike në zonën e mbrojtur të Liqenit të Shkodrës, duke paralajmëruar për dëmet që sipas saj i shkaktohen faunës dhe habitateve natyrore.

Në reagimin e saj publik, Piroviq thekson se Liqeni i Shkodrës është “Rezervat Natyror i Mbrojtur” dhe zonë Ramsar me rëndësi ndërkombëtare, ndaj ligji ndalon çdo aktivitet që sjell shqetësim apo dëmtim për faunën e egër.

Sipas biologes, në zonat sensitive të liqenit, si ajo e zambakëve, nuk lejohen mjete motorike me ndikim të lartë si skafet apo jet ski-t, pasi ato shkaktojnë ndotje akustike, ndotje të ujit dhe prishje të habitatit natyror.

Reagimi i plotë:

“Zoti kryetar, liqeni i Shkodrës nuk është për aventura të tilla në një zonë të mbrojtur

Liqeni i Shkodrës si zonë e mbrojtur Rezervat Natyror i Mbrojtur (kategoria e IV) dhe ligatinë e rëndësishme me interes ndërkombëtar, zonë Ramsar ( konventa ndërkombëtare) zonë e rëndësishme për zogjtë (IBA ), e ka të shkruar në ligjin e zonave të mbrojtura nr 81/2017 i ndryshuar me ligjin nr 21/2024 , neni 26 që nuk lejohen apo ndalohen veprimtari që sjellin dëmtime, shqetësime për faunën e egër.

Plani i zonimit të ZM të RNM liqeni i Shkodrës e ndan rezervatin në nënzona:

Në nënzonën qendrore ruhet “zona natyrore e pashqetësuar” për biodiversitetin (siç është zona e zambakëve) dhe nuk lejohen aktivitete me ndikim të lartë, përfshirë dhe mjetet motorike si skaf apo jet ski që shqetësojnë habitatin apo faunën e egër.

Në nënzonat rekreative dhe të zhvillimit të qëndrueshëm mund të lejohet qarkullimi i kufizuar në koridore të përcaktuara dhe në përputhje me planin e menaxhimit dhe autorizimin e AKZM-së.

Pra përdorimi i mjeteve motorike me shpejtësi dhe fuqi të lartë (skaf apo jet ski) NUK lejohet lëvizja e tyre në zonat strikte apo habitate sensitive dhe ligatinore ku janë habitate të rëndësishme si vendfolezimet apo vendriprodhimi të faunës ujore.

Çdo mjet motorik nuk konsiderohet mjet ekologjik i cili shkakton ndotje akustike dhe ndotje të ujit aq më tepër shkakton dëmtim të habitatit dhe shqetësim për faunën e egër!

Deti Adriatik është vendi për këto aventura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...