Berisha tallet me Ramën: “Stampo në bluzë Ballukun, dy Lindat, Agaçin, Gysin dhe Arubën, por kurrë flamingot”

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama gjatë një diskutimi me qytetarët në rrjetet sociale, duke komentuar bluzën me motiv flamingosh që Rama kishte prezantuar disa ditë më parë në një takim në Shkodër. Berisha theksoi se “mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamingot”, dhe e sfidoi Ramën që në vend të flamingove të vendoste në bluzë figurat e Belinda Ballukut, Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe “Arubën”, duke i lidhur ato me akuzat që opozita ka ngritur ndaj qeverisë.

Sali Berisha: Njeriu që përpiqet t’i luftojë me mjete të tjera, duke i stampuar flamingot në bluzën e tij apo duke i postuar në Facebook, në fakt nuk ka të drejtë morale ta bëjë këtë, dhe tregon amoralitet me veprimet e tij.

Mund të stamposh në bluzën tënde Lubi Ballukun, dy Lindat, Gys Agasin, Engjëll Agaçin, Arubën. Mund të stamposh drogën, kokainën, por flamingot kurrë.

Në raste të tjera, ai i vendos këta figura në foton kryesore të FB, duke besuar se kështu po përpiqet të bëhet më miqësor me ta.

Në përfundim, Edi Rama, thirrja ime për ty është të japësh dorëheqjen menjëherë, sepse je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë.

Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe dëshiron që ata të largohen nga Shqipëria. Prandaj, jep menjëherë dorëheqjen, sepse durimi i tyre po soset.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjedhjet lokale/ Bardhi akuzon Presidentin: Po bën teatër politik në shërbim të Ramës

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,...

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]