Berat/ Këmbim valutor pa licencë, ekzekutohen 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro

Publikuar me datë:

Policia e Beratit ka realizuar një operacion të rëndësishëm që ka rezultuar në vendosjen e 11 masave sigurie nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.

Siç njofton policia, janë ngjarë 4 raste të “Arrest në shtëpi”, ndërsa 7 individëve u është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Hetimet kanë zbuluar se gjashtë subjekte të transfertave të parave, të vendosura në qytetet Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat janë drejtuar ose janë punësuar nga persona nën hetim, kanë operuar në aktivitetin e këmbimit valutor pa mbajtur licencën e nevojshme, duke shkelur kështu legjislacionin në fuqi.

Gjatë kontrollit të kryer në këto subjekte, forcat policore kanë sekuestruar si provë materiale një shumë të madhe paraje, përkatësisht 8.808.000 lekë, 118.425 euro, 7.390 dollarë amerikanë, 665 paund britanikë, 110 franga zvicerane, si dhe 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

Hetimet do të vazhdojnë, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Beratit, për të dokumentuar në detaje aktivitetin e paligjshëm dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...