BE gjobit “Temu” me 200 milionë euro për produkte të paligjshme

Publikuar me datë:

Bashkimi Evropian i ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh (232 milionë dollarë) gjigantit kinez të tregtisë elektronike “Temu” për ofrimin e produkteve të paligjshme në platformën e tij.

“Temu’ dështoi të identifikojë, analizojë dhe vlerësojë me kujdes rreziqet sistemike të produkteve të paligjshme që ofrohen në platformën e tij dhe dëmin që ato shkaktojnë për konsumatorët në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot Komisioni Evropian.

Një hetim i kryer nga Komisioni, i cili përfshinte edhe blerje të fshehta testuese, arriti në përfundimin se shumë produkte nuk i kalonin testet e sigurisë.

Mes tyre përfshiheshin karikues të pasigurt dhe lodra për foshnja që përmbanin kimikate mbi kufijtë ligjorë të sigurisë dhe paraqisnin rrezik mbytjeje.

“Vlerësimi i rrezikut nga ‘Temu’ nënvlerëson rreziqet konkrete, i mungon specifika, nuk mbështetet në prova të forta dhe nuk është gjithëpërfshirës”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

“Ai i lë rregullatorët, përdoruesit dhe publikun në errësirë lidhur me shkallën reale të dëmit të mundshëm nga produktet e paligjshme të shitura në ‘Temu’. Tani është koha që ‘Temu’ të respektojë ligjin”, shtoi ajo.

Komisioni pretendon gjithashtu se ofertat e promovuara nga influencuesit “mund të rrisin rrezikun e përhapjes së produkteve të paligjshme”.

Platforma e tregtisë elektronike është aktive në Evropë që prej vitit 2023 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh, nga veshjet te këpucët dhe pajisjet elektronike, me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Strategjitë agresive të marketingut dhe çmimet shumë të lira e kanë ndihmuar atë të zgjerohet dhe të sfidojë konkurrentë të njohur si “Amazon”.

‘Temu’ ka afat tre muaj për t’i paraqitur Komisionit një plan se si do të adresojë shkeljet.

Nëse nuk respekton ligjin e BE-së në të ardhmen, Komisioni mund të vendosë edhe penalitete të tjera financiare përveç gjobës prej 200 milionë eurosh.

Sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), platformat shumë të mëdha online i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë.

Komisioni po heton gjithashtu dizajnin potencialisht varësues të ”Temu”, përfshirë programet e shpërblimeve të ngjashme me lojërat, si edhe mungesën e transparencës së platformës.

Ndërkohë, konkurrenti i ”Temu”, ”Shein”, po hetohet për shitjen e produkteve të paligjshme, përfshirë materiale me abuzim seksual të fëmijëve, si edhe për dizajnin potencialisht varësues të platformës dhe mungesën e transparencës.

Gjoba e sotme është hera e dytë që BE-ja vendos një penalitet financiar ndaj një kompanie online sipas DSA-së që prej hyrjes në fuqi të ligjit në vitin 2024.

Rrjeti social X u gjobit me 120 milionë euro në dhjetor për shkelje të transparencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]