Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet e Elisës dhe Erionit, të cilët sipas tij tentuan të distancoheshin nga linja e partisë.
Në një status në rrjetet sociale, Spahia përdor metafora të forta, duke e cilësuar PS-në si një “organizatë kriminale” dhe duke pretenduar se anëtarët e saj tolerohen për sa kohë i shërbejnë interesave të partisë.
Ai sjell në vëmendje rastet e Elisës dhe Erionit, duke pretenduar se dikur ata gëzonin mbështetjen e strukturave socialiste, ndërsa tani po përballen me kritika pasi, sipas tij, tentuan të dalin në krah të qytetarëve.
Spahia e lidh reagimin e tij edhe me votimin e reformës territoriale, të cilin e paraqet si dëshmi të qëndrimit të mazhorancës ndaj qytetarëve. Në fund, ai u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë në heshtje zhvillimet politike dhe të reagojnë për të ardhmen e
vendit.

