Bardh Spahia kundër trajtimit hormonal për të miturit: “Taksat e shqiptarëve nuk duhet të përdoren për këto politika”

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me trajtimet hormonale për të miturit në sistemin shëndetësor publik.

Spahia shprehet se dëshira për të ndryshuar gjininë “nuk është sëmundje fizike”, por kundërshton financimin e trajtimeve të tilla me para publike. Ai akuzon kryeministrin se po promovon politika që, sipas tij, synojnë “të kthejnë burrat në gra dhe gratë në burra përmes hormoneve”.

Më tej, Spahia shpreh indinjatë për lejimin e trajtimeve hormonale ndaj të miturve në Qendrën Spitalore Universitare, duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjen tek adoleshentët para përfundimit të zhvillimit të tyre.

Në reagimin e tij, ai e lidh këtë çështje edhe me problematikat e sistemit shëndetësor në vend, duke theksuar se shumë pacientë me tumore apo sëmundje të rënda vazhdojnë të përballen me mungesë mbështetjeje dhe detyrohen të kërkojnë ndihmë përmes fundraising.

Postimi i plotë:

“Te duash te behesh grua apo burre nuk eshte semundje. Te pakten jo fizike. Por qe te kurohen si te tille me para publike duhet te diagnostikohen si te semure. Nese jo, shqiptaret nuk duhet te paguajne asnje qindarke nga taksat e tyre per qejfet e edi rames, i cili do qe ti ktheje burrat ne gra dhe grate ne burra permes hormonove. Deri tani eshte qejf, se mund te dale dhe ndonje skeme financimi me taksat e shqiptareve per ndonje nga rrethi i tij. E lashe per ne fund per te shprehur indinjaten e thelle, per te denuar me force dhe per te mos u pajtuar me lejen qe qeveria e edi rames i ka dhene qedres spitalore universitare per te trajtuar te miturit me terapi hormonale akoma pa mbyllur adoleshencen.

Ndërkohë fëmijë dhe të rritur pacientë me tumor dhe sëmundje të tjera shumë të rënda përballen çdo ditë me braktisjen e sistemit shëndetësor, të cilët vazhdojnë dhe gjejnë mbështetje vetëm nga zemërgjerësia e bashkëkombasve tanë nëpërmjet fundraising.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...