“Banorët fituan, SPAK të hetojë Rrjollin”/ Avokati Ndue Pjetra: “Nis drejtësia”

Publikuar me datë:

Një hap i ri është shënuar në përplasjen ligjore të banorëve të Rrjollit me projektin “Baks Bay”.

Avokati i banorëve, Ndue Pjetra, ka bërë të ditur se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ankimin e tyre ndaj vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve mbi kallëzimin penal të depozituar nga banorët.

Sipas përfaqësuesit të tyre ligjor, gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet për pretendimet e paraqitura në kallëzim.

Vendimi vjen pas kundërshtimit të banorëve ndaj qëndrimit fillestar të SPAK, duke e rikthyer çështjen në fazën e hetimit.

Avokati Ndue Pjetra e ka cilësuar vendimin si një zhvillim të rëndësishëm për banorët, duke deklaruar: “Banorët fituan. Nis drejtësia.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related