Kryetari i Partisë Demokratike Krujë Aulon Kalaja, ka denoncuar përmes një video-mesazhi atë që e cilëson si diskriminim ndaj banorëve të Mazhës së Madhe në njësinë administrative Bubq të Bashkisë Krujë.
Ai u shpreh se investimi për asfaltimin e rrugës po ndalet në një pjesë të lagjes, duke lënë jashtë disa familje, edhe pse ato ndodhen vetëm disa dhjetëra metra larg segmentit që po shtrohet.
Kalaja i kërkon Bashkisë së Krujës të japë shpjegime për kriteret e ndjekura dhe të vijojë asfaltimin deri në fund të rrugës, duke ngritur pikëpyetje se përse disa banorë përfitojnë nga investimi publik, ndërsa të tjerë lihen jashtë tij.
Ai theksoi se qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe nuk mund të ketë diferencime mes banorëve të së njëjtës lagje.
Aulon Kalaja:
Ju përshëndes të gjithëve. Ndodhemi në fshatin Mazhë e Madhe në njësinë administrative Bubq, Bashkia e Krujës. Kam thirrur banorët për një shqetësim që ata kanë. Me sa duket, siç e shikoni këtu, po shtrohet një rrugë nga Bashkia e Krujës dhe rruga ka filluar duke u shtruar me çakull fillimisht dhe më pas do hidhet asfalt. Dhe përfundimi i rrugës është pikërisht në këtë zonë ku është shenja e çakullit.
Pra, ky është… ndryshimi… te këmba ime e djathtë kemi çakullin dhe do të vijë këtu, do vijë asfalti. Ndërkohë te këmba e majtë nuk kemi çakull dhe asfalt. Nuk e kuptoj këtë lloj diskriminimi që po i bëhet këtyre banorëve.
Shqetësimi i tyre është çfarë ndryshimi ka që ta kesh shtëpinë 30 metra apo 50 metra më tutje siç e kanë këto banorë, nga shtëpiat që e meritojnë absolutisht asfaltin që janë këto shtëpiat këtu dhe shumë mirë po bëhet që t’i shtrohet me asfalt. Prandaj thirrja ime, po edhe thirrja e kësaj nëne besoj është që të shtrohet rruga deri në fund, minimalisht deri te ura. E matja siç më tha një banor është diku te 110 metra.
Mirë pra po, kjo rruga duhet të vazhdojë të shtrohet me asfalt. Tani edhe lagjet e tjera po shtrohen, vetëm shtëpitë e juaja nuk po shtrohen. Kam informacion që edhe pjesa tjetër e lagjes përtej asfaltit atje nuk po shtrohet.
Edhe ata të njëjtin shqetësim ishin. Siç e shikojmë është marrë nga bashkia për t’u shtruar kjo pjesë e kësaj lagjeje, ndërkohë nga ana tjetër pjesa tjetër e lagjes është kjo zonë këtu e cila nuk është parashikuar të shtrohet me asfalt. Pyetja ime për bashkinë është se cili është ndryshimi që të jetosh djathtas në këtë lagje dhe mos kesh asfalt, dhe që të jetosh majtas në këtë lagje dhe të kesh asfalt. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, si djathtas, si majtas.