Avokatja Sabina Meta shpërthen ndaj Bashkisë Shkodër për ndarjen e plazheve: “85% për shtetin dhe oligarkët, 15% për fakirët”

Publikuar me datë:

Avokatja Sabina Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës së administrimit të hapësirave bregdetare, duke kritikuar reduktimin e sipërfaqeve publike në plazhe.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Meta ironizon ndarjen e plazheve mes zonave private dhe atyre publike, duke pretenduar se pjesa më e madhe e bregdetit është vënë në dispozicion të biznesit, ndërsa qytetarëve u ka mbetur një hapësirë minimale.

“85% të plazhit e zotëron shteti dhe oligarku, 15% ua kanë lënë fakirëve”, shkruan ajo, duke kundërshtuar edhe vendosjen e tarifave në një pjesë të plazheve publike.

Avokatja shprehet se modeli i ndjekur po dëmton aksesin e qytetarëve në hapësirat publike dhe akuzon institucionet se po favorizojnë interesat private në kurriz të qytetarëve.

Në fund të reagimit të saj, Meta e cilëson situatën si një “masakër” ndaj pasurive publike dhe shprehet se shqiptarët po mbeten pa të drejta mbi resurset e vendit të tyre, ndërsa kërkon një qasje tjetër në menaxhimin e bregdetit dhe turizmit.

Postimi i plotë:

Iku dhe ai qyqe plazh publik

70% privati- posi, i duhet bossit, eheee

30%- ishte plazh publik

Nderkohe tani, shteti na thote, ndal beg se ka hendek…pra

15%- e plazhit publik me pagese, kostoja 400 leke-urdhnoni- si urdhnon.

15% – e plazhit publik pa pagese..

Pra 85 % te plazhit e zoteron shteti dhe oligarku, 15% ja kan lan fakirave…

Rrofsh o shtet. T’pakten na i len brekt, se tjerat na i hoqe krejt….

Doni dhe me ba turizem ju….. ne asnje cep te Botes nuk ndodh kjo masaker qe asht ba ne kete shtet hajdutash, ku cdo gje publike ja keni dhan oligarkut, te huajve, ta shfrytzojne, te pastrojne leket dhe shqiptaret i late jetima, te mjere, emigranta, pa te drejta ne token e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related