Auditorët vijojnë të mbeten bosh në Shkodër, bojkoti i pedagogëve pa afat

Publikuar me datë:

Bojkoti i pedagogëve vijon edhe në fillim të kësaj jave në Shkodër, ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë zhvilluar mësim, duke lënë auditorët pothuajse të zbrazët.

Edhe pjesëmarrja e studentëve ka qenë tepër e ulët. Sipas të dhënave nga rektorati i universitetit, në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Fakultetin e Drejtësisë, në procesin mësimor janë paraqitur vetëm dy deri në tre studentë.

Sindikata e Pedagogëve sqaron se vendimi për të mos zhvilluar mësim është marrë individualisht nga pedagogët, ndërsa qëndrimi zyrtar i sindikatës për bojkotin mbetet pa një afat përfundimtar.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet të mblidhet sërish Këshilli Sindikal i Pedagogëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejshëm të protestës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

EMRI/ Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të...

U dëmtua në sy me plumb gome/ Mjekët vendosin të operojnë Erion Vishkullin në spitalin ‘Gemelli’

Mjekët italianë pas konsultave të detajuara kanë vendosur që...

Aksident në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet drejt Traumës

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në...

Prapaskenat te Juvja/ Tifozët e Lecces e fyejnë, Zhegrova ua kthen

Edon Zhegrova nuk pati hapësirë në fushë në përballjen...