Atentati ndaj Donald Trump, zbardhet mesazhi i autorit para sulmit

Publikuar me datë:

Autori i sulmit me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë, Cole Thomas Allen, u kishte dërguar një mesazh anëtarëve të familjes së tij pak para sulmit të së shtunës në mbrëmje, duke e quajtur veten “vrasës federal miqësor” dhe duke zbuluar se synonte të vriste zyrtarë qeveritarë.

Sipas raportimit të New York Post, mesazhi, i cili iu dorëzua policisë nga një i afërm i tij, përmbante deklarata të forta dhe justifikime ideologjike.

“Të kthesh faqen tjetër vlen kur je vetë i shtypur. Unë nuk jam personi që u përdhunua në një qendër ndalimi. Nuk jam peshkatari që u ekzekutua pa gjyq”, shkruante Allen.

“Nuk jam një fëmijë që u vra në një sulm me bombë në shkollë, as një fëmijë që vdes nga uria, as një adoleshente e abuzuar nga kriminelët e shumtë të kësaj qeverie. Të kthesh faqen tjetër kur shtypet dikush tjetër nuk është sjellje e krishterë, por bashkëfajësi në krimet e shtypësit”, shtonte ai.

Në mesazhin e tij ai përmendte edhe mënyrën e sulmit, duke pretenduar se do të përdorte municion me saçma për të kufizuar dëmet anësore, megjithëse pranonte se do të kalonte edhe përmes të tjerëve për të arritur objektivat, nëse do të ishte e nevojshme.

Autori rezulton të ketë qenë anëtar i një grupi të quajtur The Wide Awakes dhe dyshohet se kishte marrë pjesë në një protestë “No Kings” në Kaliforni, ku studionte dhe punonte si mësues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...