180 fëmijë në nevojë pajisen me çanta dhe mjete shkollore në Vau-Dejës

Publikuar me datë:

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Vau-Dejës ka fokusuar një prej nismave sociale tek fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike.

Rreth 180 nxënës, pjesë e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, janë pajisur me çanta dhe mjete shkollore, duke marrë kështu mbështetjen e nevojshme për nisjen e vitit të ri mësimor.

Nisma është zhvilluar në bashkëpunim me komunitetet fetare dhe synon të ndihmojë familjet që përballen me vështirësi në përballimin e shpenzimeve të shkollimit.

Përmes kësaj mbështetjeje, bashkia synon të ulë barrën financiare për këto familje dhe t’u krijojë fëmijëve kushte më të përshtatshme për ndjekjen e procesit arsimor.

Nisma është pjesë e mbështetjes sociale të Bashkisë Vau-Dejës për familjet në nevojë, me synimin që çdo fëmijë ta nisë vitin shkollor me mjetet bazë të nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”/ GJKKO cakton masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Hita urdhër vartësve: Intensifikoni punën për goditjen e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...

Sulmohet Kapiteni i Kosovës, denoncohen rastet

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këto kushte, është parë e arsyeshme të bëhet një denoncim, duke ndjekur kështu çështjen në rrugë ligjore. Njoftimi i përfaqësuesve ligjor të Rrahmanit: “Zyra e Avokatëve Hodaj […]