ARRSH sqaron situatën te Ura e Matit: Kufizimi i tonazhit, masë sigurie

Publikuar me datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë sqarime lidhur me kufizimin e qarkullimit në Urën e Matit, duke bërë të ditur se nuk është konstatuar ndonjë çedim apo dëmtim i ri i strukturës.

Sipas ARRSH-së, masa është marrë për arsye sigurie, pas ndërhyrjes së fundit për përforcimin e themeleve të urës. Aktualisht, struktura lejon kalimin e automjeteve me peshë deri në 13 tonë.

Megjithatë, gjatë monitorimeve është konstatuar se mjetet e rënda kanë shkelur në mënyrë të përsëritur kufizimin e vendosur. Për të parandaluar kalimin e tyre, në bashkëpunim me Policinë Rrugore janë vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës.

Automjetet mbi 13 tonë duhet të përdorin rrugët alternative.

ARRSH thekson se kufizimi nuk është vendosur për shkak të një problemi të ri strukturor, por për të mbrojtur ndërhyrjen e kryer në themele dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e urës.

Autoriteti u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe kufirin e tonazhit, duke kërkuar gjithashtu shmangien e raportimeve që mund të shkaktojnë panik të panevojshëm te qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related