Hetimet mbi emailet kërcënuese që kanë shkaktuar panik për bomba në disa nga institucionet kryesore të vendit kanë zbuluar detaje të reja për burimin e këtyre mesazheve.
Burime të sigurta për gazetaren Xhensila Kodra konfirmojnë se i njëjti tekst kërcënues është dërguar nga dy email-e të ndryshme. Sipas të dhënave të mbledhura deri tani, një prej mesazheve është gjurmuar deri në Argjentinë, ndërsa tjetri ka origjinë nga Brazili.
Sipas të njëjtave burime, hetuesit po punojnë ende për të zbardhur identitetin e autorëve dhe për të qartësuar nëse mesazhet janë pjesë e një veprimi të koordinuar.

