Arrestohen 2 autorët e dyshuar të zjarreve në Kombinat dhe Prush, njëri tentoi të arratisej

Publikuar me datë:

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen si autorë të dy rasteve të zjarrvënieve në zonën e Kombinatit dhe në fshatin Prush. Njëri prej tyre, sipas Policisë, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për dy vepra penale dhe tentoi të largohej sapo konstatoi efektivët, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë.

Në pranga ka rënë shtetasi E. K., 49 vjeç, i dyshuar se i ka vënë zjarrin disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi”, në zonën e Kombinatit. Sipas Policisë, sapo ka konstatuar shërbimet, ai ka tentuar të largohej.

Gjatë kontrollit fizik, 49-vjeçarit iu gjet një mjet prerës, thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Në një tjetër rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. H., i dyshuar se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Prush.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka prekur sipërfaqe kodrinore të fshatit, duke shkaktuar djegien e pishave, bimësisë së egër dhe pemëve të tjera.

Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë, në kuadër të masave për parandalimin e zjarrvënieve dhe identifikimin e autorëve të tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Shqiponjat” ndalojnë një person me kanabis në Shkodër

Një shtetas është ndaluar nga efektivët “Shqiponja” të Shkodrës para pak minutave. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se dyshohet se i është gjetur lëndë narkotike kanabis sativa në mjetin me të cilin udhëtonte në Unazën Lindore. Po ashtu, referuar të njëjtave burime, siç është edhe proçedura, kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e personit të ndaluar […]

Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, 3 pedagogët që marrin mandat në bordin administrativ

Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ditën e sotme...

Pas viteve në arsim, mësuesi del në pension, kolegët e përcjellin me surprizë dhe emocione

Një ditë plot emocione është përjetuar në shkollën 9-vjeçare...

Reforma territoriale përçan opozitën, 4 këshilltarë votojnë pro në Vaun e Dejës

Debati për reformën e re territoriale nuk po ndahet...