Arjan Peraj shpërthen ndaj “lavdërimeve të rreme” në arsim: Mos manipuloni kontributet në Shkodër

Publikuar me datë:

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Arjan Peraj ka reaguar ashpër ndaj glorifikimit të padrejtë të disa individëve në fushën e arsimit në Shkodër.

Peraj shprehet se nuk do të dëshironte të përdorte tone negative në një ditë të shenjtë, por shton se revoltohet kur sheh portale apo institucione që, sipas tij, “glorifikojnë me pavërtetësi dhe turpshëm individë me kontribute minimale në arsim”.

Ai thekson se komuniteti i arsimit në Shkodër i njeh mirë figurat që kanë kontribuar realisht ndër vite dhe paralajmëron se çdo përpjekje për të manipuluar të vërtetën dëmton jo vetëm personat e përfshirë, por edhe ata që “përdoren turpshëm” për këto qëllime.

Në reagimin e tij, Peraj nënvizon se Shkodra ka personalitete të ndritura që kanë lënë gjurmë të vërteta në arsim dhe se askush nuk mund të deformojë historinë apo kontributin e secilit në një qytet “që të njeh edhe hatllat e shtëpisë”.

Në fund, ai thekson se të qenit mësues në Shkodër është “krenari dhe pasion” dhe jo thjesht një mundësi punësimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related