Albulena Haxhiu pret senatoren amerikane Joni Ernst/ Zyrtarja e lartë takim edhe me komandantin e KFOR-it

Publikuar me datë:

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst, të cilën e cilësoi si një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Haxhiut, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, Haxhiu bëri të ditur se e ka dekoruar senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, u shpreh Haxhiu.
Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet Kosovë–SHBA mbeten një prej shtyllave kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Kosovës.

Gjatë së martës, ajo vizitoi edhe selinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Camp Film City në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i misionit, Ulutash.

KFOR-i njoftoi për takimin, por nuk dha hollësi për temat e diskutuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë kishte njoftuar një ditë më herët për mbërritjen e Ernstit në Kosovë. Sipas Ambasadës, ajo mori pjesë në takime në selinë diplomatike amerikane dhe vizitoi Manastirin e Graçanicës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Gjatë vizitës në Graçanicë, Ernst u takua edhe me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, sipas njoftimit të Dioqezës Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe.

Dioqeza tha se Teodosije i ka shprehur senatores shqetësime lidhur me pozitën e komunitetit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe me zhvillimet e fundit të sigurisë.

Sipas saj, në takim u diskutua edhe për fillimin e integrimit gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit, si dhe për situatën në urën mbi Ibër në Mitrovicë.

KFOR-i njoftoi më 10 gusht se ka nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, si dhe “integrimin gradual” të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...