‘Albanian Files’ dhe 12 deputetët e PS-së, Këlliçi: SPAK të hetojë lidhjen mes librit dhe ndryshimeve ligjore

Publikuar me datë:

Në emisionin "Kafe Shqeto" në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti akuza të forta lidhur me librin "Albanian Files", në të cilin parathënia është firmosur nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, përmbajtja e librit përshkruan projekte dhe zhvillime që më pas u bënë të mundura përmes ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Gjatë bisedës me Flavio Qarrin, Këlliçi publikoi emrat e 12 deputetëve socialistë që propozuan amendamentet ligjore, duke pretenduar se projektet e përfshira në libër ishin planifikuar përpara miratimit të ndryshimeve në Kuvend. Sipas deputetit demokrat, kjo përbën një element që, në vlerësimin e tij, duhet të hetohet nga SPAK.

Këlliçi kritikoi gjithashtu mosveprimin e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se materiali i përfshirë në "Albanian Files", i kombinuar me ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët e PS-së, përbën bazë të mjaftueshme për një hetim të plotë mbi mënyrën se si u ndryshua ligji për zonat e mbrojtura dhe përfituesit e mundshëm të këtyre ndryshimeve.

Intervista në studio:

Qarri: Faleminderit njëherë që solle një kopje të këtij…

Këlliçi: Që edhe ta shohim, ta shohim tamam. Ky është libri, "Dosja Shqiptare". Ja kanë thënë vetë dosje. Në mënyrën më ironike… Është kështu si… si subkoshiencë.

E kanë bërë gati për… E kanë bërë gati, po, po, po. Subkoshienca flet në këtë rast, e kanë bërë gati për, për kallëzimin e ri dhe kam përshtypjen që aktakuzë më të pastër se kjo nuk mund të kishte për një qeveri dhe një kryeministër si Edi Rama. Domethënë ta shkruash me dorën tënde, me njerëzit më të afërt, me rrethin më të afërt të konsulentëve, të arkitektëve, të studiove që ai ka planifikuar plaçkitjen e Shqipërisë në këto 13 vite, kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Dhe kjo është një punë e gatshme.

Delir, tregon nivelin e narcizizmit të këtij njeriu, por mbi të gjitha kjo tregon se po të kemi me të vërtetë këtu prokurori të pavarur, dhe po të kemi institucione drejtësie, mjafton vetëm ky dokument, i shkruar vetë… Kjo dosje që e kanë shkruar vetë "Albanian Files", dhe mbaron punë çdo, çdo prokuror, prokurori më i rëndomtë. Prokurori më, më, le të themi mediokër, mjafton ta studiojë çerekun e kësaj dosje dhe ka mbaruar punë me Edi Ramën.

Qarri: Ai që tha nuk kam lidhje me librin është në faqen e parë. Të lutem ndihmo pak regjia këtu. Se dy fjalët e… një sekond. Kjo është, te kamera tre. Dakord, jepi zoom, jepi zoom, jepi zoom. Dy fjalët e fundit janë: "Shijoje, Edi Rama". Dhe fjalia e fundit është: "Të hapësh… nëse shfleton dosjet, do të kuptoni shumëçka dhe kush e di, mbase do të jetë një histori tjetër nga ajo e cila unë sapo kam shkruar". Është profeci vetëpërmbushëse.

Këlliçi: I ka shkruar vetë, i ka përzgjedhur vetë, është kuruar i gjithë libri nga vetë personalisht Edi Rama. Duke nisur dhe nga historitë që ju përmendët dhe do të doja të ndaleshim sepse kur ia kemi treguar njerëzve, kemi folur për publikun, fillimisht nuk na kanë besuar, mbase është e pamundur…

Qarri: Teori konspirative, deri para…

Këlliçi: Po ja ku janë! Unë prandaj kam ardhur me libër me vete, për t’ja treguar dhe qytetarëve shqiptarë që ore, të gjitha këto që po thuhen sot nga opozita, nga Partia Demokratike që janë thënë për 13 vite, por që keni 31 ditë që i dëgjoni përditë në shesh, ja ku i keni në këtë histori. Kjo është historia se si, domethënë është e paimagjinueshme se si, studio arkitekturore, konsulentë të ndryshëm, arkitektë, kompani të ndryshme, kanë ardhur dhe kanë derdhur miliona euro në këtë vend për të ndërtuar projekte, resorte turistike në zonat e mbrojtura, para se të miratohej ligji i 2024-ës që i hapte rrugë ndryshimeve në zonat e mbrojtura dhe pa e patur fare në radar, pra zero, pa qenë temë, objekt bisede çështja e zonave të mbrojtura, këto kanë filluar të hedhin miliona. Dhe na ka një provë të pakontestueshme, i kapur në flagrancë Edi Rama për ndryshimin në mënyrë klienteliste, korruptive të këtij ligji, me 12 deputetë tërësisht anonimë, nga të cilët kam përshtypjen tre, dhe dua t’i lexoj se është shumë e rëndësishme kjo, vetëm tre kanë mbetur. Kam përshtypjen në parlament.

Qarri: Nga 12-çja.

Këlliçi: Nga 12-çja. Pra për qytetarët shqiptarë t’i dëgjojnë emrat dhe njëherë. Të shohim ngel Fadili. Fadil Nasufi.

Qarri: Po, ish-kryetari i Bashkisë Berat, deputet me dy mandate.

Këlliçi: Po, ka mbetur në dijeninë time, ka mbetur në parlament. Florenc Spaho.

Kam përshtypjen nuk është më. Arkend Balla, është ky i bandës së Troplinit. Ky që bërtiste atje në parlament, Berisha në burg thoshte ky. Ky, subjekti i SPAK-ut. Ky njeriu më i financuar nga banda e Troplinve, njeriu që i ka kaluar Ramës me 5000 vota, ky tregonte atje burgun për opozitën. Ky! Edona Bilali, nuk është më. Bujar Çela, nuk është më. Bujar Çela është ai i aksidentit të Lushnjës, që i shpërtheu njerëzit, po. Që është bërë edhe emision te Plug-u, mos gaboja e ka bërë dhe Syri. Anduel Tahiraj, kam përshtypjen nuk është më. Shpresa Marnoj, nuk e di, të ndrejtën as nuk e kam idenë kush është. Mirela Pitushi, nuk kam informacion. Denis Deliu, nuk është më. Ish-ushtaraku.

Po, ushtaraku. Klodiana Spahiu, kjo është nënkryetare e Kuvendit. Enslemvera Zake nuk është më, dhe Eduard Ndreca nuk e kam idenë a është apo nuk është.

Qarri: Jo nuk është më pasi probleme me të vëllain, për trafik e kështu gjërash.

Këlliçi: Okej, gjëra të vogla këto se po flasim për trafik në nivele të larta. Pra janë nga këta 12 deputetë, tre kanë mbetur sot në parlament. Por këta janë 12 individët që kanë propozuar amendamentet, ndryshimin në ligjin për zonat e mbrojtura. Dhe këta i kanë hapur rrugë shkatërrimit të mjedisit të Shqipërisë nga çdo, nga njëri skaj në skajin tjetër.

Qarri: Ka dhe një aspekt tjetër që morëm shkas pastaj…

Këlliçi: Dhe para se këta t’i hapnin rrugë, pra para se këtyre t’i vinin se, pashë një shkrim që ishte shumë i mirë në fakt, dhe që thoshte ore, mjafton t’i thërrasësh këta, t’i thërrasë SPAK-u këta një nga një në prokurori, t’i pyesi ore si u lindi në zemër, në kokë, për të bërë këto ndryshime? Si, kush i përgatiti, si u përgatitën? Se këtyre ta garantoj me 1 milion përqind, u janë dhënë para ndryshimet, propozimet dhe thjesht i kanë lexuar dhe i kanë firmosur. Atëherë, për llogari të kujt i kanë firmosur këto ndryshime? I kanë firmosur për llogari të këtij librit këtu, dhe ky libri këtu, këto projektet për llogari të kujt janë bërë? Janë bërë për llogari të Edi Ramës. Në këmbim, çfarë kanë marrë këto studio? Se kjo është e paprecedentë, Flavio, që studio arkitekturore ndërkombëtare, të vijnë dhe të manipulojnë historinë politike të këtij vendi. Pra, ne do t’i prekim me raste konkrete. Domethënë, ke këtë studion e Korçës, po kjo është, kjo është jo skandaloze, por kjo është e padëgjuar! Është kjo Bolles and Ëilson, i kam vënë dhe me faqe. Në faqen 193, ja ku është. Është kjo studioja këtu. Kjo që ka bërë atë kullën e famshme, që e konsiderojnë në Korçë. Dhe pse pati kritika Partia Demokratike në atë periudhë për atë projekt në mes të Korçës, kritika që vinin nga deputetët e Korçës dhe që vinin edhe nga përfaqësuesit e pushtetit lokal në Korçë të opozitës. Këta në letrën e tyre, që shkruajnë në libër, konsiderojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, opozitën, ‘ex-communist’, ish-komunistët.

Qarri: Jeni ju, domethënë, Partia Socialiste…

Këlliçi: Pra PD-ja, PD-ja është PS-ja, sipas tyre. Domethënë PS-ja që ka ndërruar emrin në ’91-shin, nga Partia e Punës së Shqipërisë, e ka ndërruar në Partia Socialiste e Shqipërisë. Një parti 85-vjeçare, partia më gjakatare në Europë. Janë vrarë, ende sot janë 5400 eshtra që nuk i gjenden shqiptarëve. Izoi Shqipërinë për 45 vite, e ktheu Shqipërinë në Korenë e Veriut të Europës… Këta janë progresistë, këta janë modernë. Edi Rama është modern, sipas tyre. Është njeri vizionar! Kurse Partia Demokratike, me gjithë të metat e saj që mund të ketë – patjetër, mbase nuk është perfekte, është larg të qenurit perfekte, patjetër. Partia Demokratike konsiderohet, domethënë, ajo që ka një meritë rrëzimin e komunizmit, të sistemit, përfaqësimin e shtresave të përndjekurve politikë, pronarëve, e të tjerë e të tjerë, dhe këta manipulojnë historinë. Prandaj unë dje kam kërkuar, kam sugjeruar, ngritjen e një komisioni hetimor për të parë, ore cilat janë benefitet që kanë marrë këto kompani dhe çfarë u është kërkuar në këmbim? Se që të kesh këtë kurajo, nga studio sinqerisht që janë studio me emër, domethënë janë studio shumë të mëdha, në nivel ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related