Alban Thika: Shumë socialistë shkodranë refuzuan spektaklin e Ramës në Rozafë

Publikuar me datë:

Biznesmeni dhe aktivisti shkodran Alban Thika ka reaguar pas aktivitetit të organizuar nga Partia Socialiste në Kalanë e Rozafës për 35-vjetorin e krijimit të saj, duke theksuar se ngjarja më domethënëse nuk ishte marrja e Shkodrës nga socialistët, por mungesa e shumë socialistëve në këtë aktivitet.

Përmes një statusi publik, Thika vlerëson ata socialistë shkodranë që, sipas tij, zgjodhën të mos bëhen pjesë e “spektaklit politik” të organizuar nga kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar këtë një akt dinjiteti dhe pjekurie politike.

“Shumë socialistë të ndershëm shkodranë zgjodhën të mos jenë pjesë e spektaklit politik të organizuar dje në Kalanë e Rozafës. Ata nuk bojkotuan Partinë Socialiste dhe as idealet që besojnë, por refuzuan të identifikohen me karakterin politik dhe moral të një lideri që për shumë qytetarë simbolizon arrogancën dhe konsumimin e pushtetit”, shkruan Thika.

Ai shton se socialistët shkodranë treguan se mbështetja ndaj idealeve politike nuk është e njëjtë me mbështetjen ndaj një individi, ndërsa nënvizon se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes mbrojtjes së vlerave demokratike dhe respektit për qytetarët.

Sipas Thikës, politika nuk duhet të shndërrohet në adhurim liderësh, por të mbetet një instrument në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik. Ai e konsideron mungesën e një pjese të socialistëve në aktivitetin e Rozafës si një mesazh të qartë politik që vjen nga Shkodra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...