Alarm te Kombëtarja, futbollisti paralajmëron largimin dhe vendos Maranin në vështirësi

Publikuar me datë:

Ivan Balliu mendon largimin nga Kombëtarja e Shqipërisë. Ishte vetë trajneri Rolando Maran që zbuloi në konferencë për shtyp, pasi 34-vjeçari nuk ishte në listën e ftuar për ndeshjen e qershorit.

Maran u shpreh: “Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej sepse ai nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën me Kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë, një lojtar që ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq”.

Situata në krahun e djathtë të mbrojtjes së Shqipërisë është në alarm. Elseid Hysaj, 32 vjeç dhe rekordmen me kombëtaren, regjistron vetëm 18 minuta në vitin 2026. Në mungesë të Balliut është rikthyer Andi Hadroj, që po ashtu nuk ka minuta me Polisia Zhitomir në Ukrainë.

Aleksandër Trumçi i Shkëndijës së Tetovës ndërkohë është injoruar për sfidat e qershorit. 25-vjeçari ishte pjesë e ekipit që luajti në grupet e Ligës së Konferencës. Sa i përket Geralb Smajlit duhet thënë se minutat për të te Ballkani kanë munguar në ndeshjet e fundit. Abdurraman Fangaj që synon titullin e tretë radhazi kampion me Egnatian nuk është konsideruar, ndërsa me rrogozhinasit nuk është aktivizuar si titullar në Final Four.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të armëmbajtjes...

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...