Alarm për ndotje mjedisore në Gjirokastër, banorët: Përrenjtë janë kthyer në “kosha mbeturinash”

Publikuar me datë:

Ndotja e përrenjve është kthyer në një shqetësim serioz për mjedisin dhe banorët në Gjirokastër, ku depozitimi pa kriter i mbetjeve urbane ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme.

Mbetjet e hedhura në mënyrë të pakontrolluar i kanë kthyer përrenjtë në “kosha natyrorë” mbeturinash, ndërsa me rritjen e temperaturave, kjo ndotje rrezikon të sjellë pasoja për shëndetin publik.

Banorët apelojnë që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm për depozitimin e mbetjeve urbane në vendet e përcaktuara dhe për mbajtjen pastër të mjedisit.

“Shumë është problem. Tani do të ngrohet edhe koha, më shumë do të dalin mushkonjat, do të dalin mizat, duke na rrezikuar shëndetin. Edhe infeksione mund të kemi”, thotë një banore.

“Marrin plehra gjithandej dhe i hedhin në shtratin e përroit. Kur vjen sezoni me temperatura të larta, këtu nuk kalon dot. Këtu duhet të vendosen kamera, sepse njerëz të papërgjegjshëm, në orët e vona, i hedhin plehrat. Ne jetojmë këtu. Unë vij që nga ‘Granica’, nga lagjja tjetër, dhe i hedh tek koshat”, thotë një qytetar.

“Duhet që të mos i hedhin në përrua, por t’i hedhin në kazanët dhe koshat e mbeturinave”, thotë një banore tjetër.

Banorët theksojnë se mjedisi i pastër ndikon drejtpërdrejt edhe në imazhin turistik të Gjirokastër, në një sezon pranvere kur qyteti i gurtë mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj./ EuronewsAlbania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...