Akuzohet për kanosje dhe dhunë/ Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Publikuar me datë:

Policia e Durrësit ka arrestuar Fetah Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës, e cila ndodhet në paraburgim për përfshirjen në një vjedhje prej rreth 700 mijë eurosh.

Për Matajn, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Pasi u ekzekutua urdhri i arrestit, dokumentacioni procedural iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për vijimin e hetimeve.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se ndalimi i Matajt u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik.

Vetëm pak ditë para arrestimit, Fetah Mataj ishte caktuar në detyrën e zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksioni kundër drogës në Gjirokastër/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vjeshta” në Memaliaj, ku...