AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të Publikut dhe Transparencës, referuar denoncimeve për tregtim të produktit plehërues inorganic Ure, me përqindje të azotit më të  ulët se atë të deklaruar në etiketë, përmbajtje dhe ngjyrë në shkelje të ligjit 17/2020 “Për produktet plehërues”, si dhe pretendimeve që nuk janë të regjistruara, ka kryer kontrolle në të gjitha subjektet me aktivitet importin, magazinimin, tregtimin me shumicë/pakicë të këtij produkti.

Nga verifikimet e kryera në terren rezultoi se produkti plehërues inorganic Ure, që tregtohet  në vendin tonë është i regjistruar.

Gjatë kryerjes së kontrolleve në këto subjekte janë marrë gjithsej 15 mostra, të cilat janë dërguar për analizim të treguesve cilësorë (konkretisht të përmbajtjes në përqindje të azotit) pranë laboratorit të analizimit të produkteve plehëruese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë-Krujë.

Bazuar rezultati të analizave të 15 mostrave, përqindja e azotit në këto produkte ka rezultuar konform përqindjes së deklaruar në etiketë, si dhe treguesve fizikë të formës, përmbajtjes dhe ngjyrës sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet në gatishmëri të plotë të kontrolleve në terren për garantimin e sigurisë ushqimore dhe i bën thirrje fermerëve të denoncojnë çdo rast dyshimi për abuzim me imputet bujqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...