AKSK ngre alarmin: SMS mashtruese në emër të e-Albania synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë të re mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS.

Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

Sipas njoftimit zyrtar, këto mesazhe synojnë të krijojnë panik te qytetarët duke i nxitur të klikojnë menjëherë në linkun e dërguar dhe të kryejnë pagesa në faqe të rreme, të cilat duken të ngjashme me platformat institucionale.

Reagimi i autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

KUJDES NGA MESAZHET MASHTRUESE

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës për marrjen e masave përkatëse të bllokimit.

Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që synojnë të përvetësojnë të dhëna personale, kredenciale dhe informacione bankare.

Për t’u mbrojtur:

* Mos klikoni në lidhje të dyshimta.

* Mos ndani të dhëna personale apo bankare.

* Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni.

* Përdorni vetëm kanalet zyrtare për të kontrolluar apo kryer pagesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...