Aksioni për lirimin e hapësirave publike zhvendoset në Tale, konfiskohen çadra dhe shezlongë të vendosur pa autorizim

Publikuar me datë:

Pas ndërhyrjeve në bregdetin e Shëngjinit, autoritetet kanë vijuar aksionin edhe në plazhin e Tales, në Bashkinë Lezhë, me synim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse, u evidentuan tre subjekte që ushtronin aktivitet pa dokumentacionin e nevojshëm dhe kishin vendosur çadra e shezlongë në hapësira publike pa leje.

Si pasojë, u konfiskuan dhjetëra çadra dhe shezlongë, ndërsa ndaj dy prej subjekteve u morën masa administrative me gjobë për shkeljet e konstatuara.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake Lezhë, Leonard Palaj, bëri të ditur se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik dhe se nuk do të tolerohet asnjë rast i zaptimit të paligjshëm të plazheve apo ushtrimi i aktivitetit në kundërshtim me ligjin.

Sipas Bashkisë Lezhë, aksioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare, nga Rana e Hedhun deri në Kune, me synim garantimin e aksesit të lirë të pushuesve në plazhet publike dhe respektimin e rregullave nga të gjitha subjektet që operojnë gjatë sezonit veror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kanada/ Mbi 800 zjarre aktive. Alarm për cilësinë e ajrit edhe në SHBA

Mbi 800 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në...

4 të plagosur, aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor...

Dervishi: Protesta ka “ngelur për vjeshtë” sistemin dhe klasën politike

Gazetari Lutfi Dervishi mendon që protesta qytetare, e cila...

Me tre autobusë në qarkullim, transporti urban në Shkodër përballet me sfidën e vapës

Transporti urban mbetet një nga alternativat më të përdorura...