Aksioni në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para

Publikuar me datë:

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.

Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, është përdorur nga një prej të arrestuarve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 7 qershorit 2026 në Vlorë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

Federata Tuniziane e Futbollit ka marrë vendimin për të...