Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet dhe vendoset në “arrest shtëpie”

Publikuar me datë:

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të mbrojtjes së Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Mengël të Elbasanit, ku 61-vjeçari, regjisori e producenti Petri Bozo,  përplasi për vdekje, një fëmijë 7-vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kurti provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian

Darli Kurti, anësori i djathtë shqiptar, ka nisur një...

Arrestohen dy persona/ Trafik droge nga Shqipëria në Turqi, kapen në Greqi 324 kg marijuanë

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Narkotikëve të Drejtorisë...