Aksident tragjik në SHBA/ Autobusi përplaset me disa automjete, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Publikuar me datë:

SHBA- Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 34 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Virginia, ku një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën ndërshtetërore I-95.

Sipas autoriteteve amerikane, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në korsinë jugore të autostradës, në një zonë ku trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë.

Mediat ndërkombëtare, mes tyre edhe BBC, raportojnë se shoferi i autobusit nuk arriti të ngadalësonte në kohë, duke shkaktuar përplasjen zinxhir me automjetet që ndodheshin përpara.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona që ndodheshin në automjetet e goditura nga autobusi humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dhjetëra të plagosur u transportuan drejt spitaleve për trajtim mjekësor.

Autoritetet bëjnë me dije se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për shkaqet e plota të aksidentit vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]