Aksident në autostradën Durrës–Tiranë, 2 të plagosur

Një aksident me shumë automjete ka ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të Maminasit, ku tre makina janë goditur mes tyre.

Siç përcjellin burimet e para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e drejtuesve të mjeteve. Si rezultat, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme.

Përplasja ka sjellë një rritje të konsiderueshme të trafikut në këtë pjesë të autostradës, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e automjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe