Agron Tare paraqitet në SPAK! Ish drejtori i Ballukut kërcënon dhe ofendon gazetarin e Syri TV

Publikuar me datë:

Agron Tare një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belinda Ballukut, vëllai i futbollistit të njohur Igli Tare është paraqit sot në SPAK.

Tare ka qëndruar për pak kohë në institucionin e akuzës nga ku më pas është larguar teksa në dorë mbante një shkresë.

Por përballja me gazetarët para Prokurorisë së Posaçme duket se nuk i ka pëlqyer ish-Drejtorit të Portit të Durrësit duke arritur deri në shantazhim dhe kërcënim të gazetarit të Syri TV Fatjon Gjinaj.

Teksa dilte nga dyert e SPAK, Tare nuk ka kursyer ofendimet as adresimet me tone kërcënuese ndaj gazetarit Gjinaj, i cili ishte duke kryer detyrën e tij si gazetar për informimin e opinionit publik. Duke i kërkuar të mos e filmojë me pretendimin se nuk është personazh publik.

Një pjesë e intimidimit dhe kërcënimit nga ish-zyrtari i Belinda Ballukut është filmuar nga vetë gazetari Fatjon Gjinaj, ndërsa momentet e ofendimeve kanë qenë edhe më të shumta.

Agron Tare, që më herët ka mbajtur postin e ambasadorit në Turqi dhe Drejtor i Portit të Durrësit me Belinda Ballukun nuk ka pranuar të sqarojë se në çfarë pozitash u paraqit në SPAK, por prej kohësh emri i tij dhe familjarëve të tij janë lakuar në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Bëhet fjalë për vila e pasuri të emër të Agron Tares e familjarëve të tij që dyshohen të vendosura në bashkëpunim me ish-zv. kryeministren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...