Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

Publikuar me datë:

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror.

Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht.

Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

Ndërkohë avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj në një dalje për mediat deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative ishte i pritshëm.

Sipas Ndrecës, ky është një akt prove, ndërsa u tregua se prokurori Dado është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai tha se dhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.

“Ishte një vendim I pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.

Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.

Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...