A po provokohet tension në Shkup? Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, kriza i ngelet klasës politike

Publikuar me datë:

MAQEDONI E VERIUT- Shkupi u vesh kuq e zi në protestën e studentëve shqiptarë që kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Mijëra studentë e qytetarë dolën në rrugë me flamujt kombëtarë dhe pankarta që kërkojnë të drejtën e përdorimit të shqipes në shkolla e universitete, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Studentët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, që ka kundërshtuar kërkesën e tyre për të dhënë provimet në shqip.

Analisti Plator Nesturi u shpreh se protesta studentore ka marrë përkrahje popullore si te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ai theksoi se pas protestës, kriza tashmë i mbetet klasës politike, e cila duhet të përballet me pasojat dhe të japë zgjidhje për problemet.

Ai foli dhe për rolin e Shqipërisë, dhe qasjen që ajo mban  karshi protestës së studentëve, ku mes tjerash shtoi se:

“Ne nuk kemi informacion se çfarë ka bërë Ministria e Jashtme. Unë nuk mendoj se nuk do ketë pasur asnjë lëvizje, sepse do ishte dehe më skandal. Realisht për hir të çështjes  së stabilitetit rajonal. Tirana zyrtare ka qenë e kujdesshme, sidomos me RMV. Ky është një fakt që nuk ka të bëjë vetëm me ketë rast.

Studentët realisht me këtë lëvizje të tyre, duke treguar sensin e protestës dhe kanë gjetur rrezatim dhe përkrahje popullore jo vetëm bren shqiptarëve të RMV, por edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, është një element i rëndësishëm. Për mua, ata e kanë fituar betejën dhe kanë për t’ia arritur qëllimit të tyre. Pas kësaj lëvizje, kriza i ngelet  klasës politike. Çështja nuk është se mbaron me kaq”, u shpreh Nesturi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...