Sa paguajmë për sigurime në vit? Shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

Publikuar me datë:

Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për të siguruar jetën, makinën apo pronën në krahasim me të gjithë popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i Xprimm tregojnë se një shqiptar paguan mesatarisht 104 euro në vit për sigurime.

Kosova renditet më lart se Shqipëria me 108 euro shpenzime për sigurime, Maqedonia e Veriut me 161 euro për frymë, Bosnja dhe Hercegovina 174 euro, Mali i Zi rreth 234 euro, ndërsa për Serbinë nuk ka të dhëna. Prej vitesh me radhë tashmë, shqiptarët mbeten shumë pak të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e sigurimit, e për rrjedhojë të pambrojtur financiarisht nëse një fatkeqësi ndodh në jetën e tyre.

As ngjarje të rënda si tërmeti i vitit 2019 që solli humbje të jetëve të njerëzve dhe dëme të konsiderueshme materiale, nuk sollën reflektim, që nënkupton se ne jemi një popull që harrojmë shpejt dhe vazhdojmë t’i shtrijmë dorën shtetit, të afërmve apo donatorëve të ndryshëm kur përballemi me një fatkeqësi.

Ne sigurohemi vetëm kur jemi të detyruar ta bëjmë, siç ndodh me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ndërsa sigurimet e tjera vullnetare konceptohen më tepër si “barrë financiare”. Ndikim te kjo mund të kenë edhe të ardhurat e pamjaftueshme për shumë familje shqiptare.

Megjithatë, pavarësisht se kultura e sigurimit në Shqipëri është më e prapambetura në rajon, vendi rezulton të jetë përmirësuar në krahasim me veten nga viti në vit. Kështu nga 92 euro që ishte shpenzimi mesatar i një shqiptari në 2024, në 2025 arriti në 104 euro.

Po për sa i përket shkallës së penetrimit të sigurimeve në ekonomi?

Edhe këtu tregu i sigurimeve zë një pjesë shumë të vogël në ekonomi. Sigurimet përbëjnë vetëm 1% të ekonomisë shqiptare, më pak se në çdo vend tjetër të rajonit. Kosova renditet sërish më lart me 1.6%, Maqedonia e Veriut thuajse 1.8%, Mali i Zi po ashtu, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina me 2.2%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]