Final 4 për vajza/ Vllaznia – Apolonia, finalja që mbyll sezonin e kampionatit të futbollit të vajzave

Publikuar me datë:

Kjo javë kulmon me ndeshjet finale të sezonit, ndërsa këtë të premte do të zhvillohet edhe finalja e fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave, ku Vllaznia dhe Apolonia do të përballen për herë të fundit për këtë edicion për titullin kampion.

Një përballje mes dy skuadrave me traditë në futbollin e vajzave, që gjatë viteve kanë prodhuar sfida të luftuara dhe emocione të shumta në fushën e lojës. Edhe këtë sezon, duelet mes Vllaznisë dhe Apolonisë kanë qenë mjaft konkurruese.

Shkodranet triumfuan 0-2 në transfertë në përballjen e parë të kampionatit, ndërsa takimi i dytë në Shkodër u mbyll në barazim 1-1.

Në rrugën drejt finales, Vllaznia kaloi me meritë, pasi fitoi të dyja ndeshjet gjysmëfinale ndaj Gramshit, fillimisht 0-1 në transfertë dhe më pas me rezultatin e thellë 6-1 në Shkodër. Nga ana tjetër, Apolonia kaloi Teutën pas dy barazimeve, duke siguruar kualifikimin falë renditjes më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit.

Finalja mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet këtë të premte, në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 16:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim...

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet...