Pas 59 vitesh, në fshatin Kabash të Pukës rikthehet falja e Kurban Bajramit

Publikuar me datë:

Pas 59 vitesh, në fshatin Kabash të Pukës u rikthye falja e Kurban Bajramit, aty ku në vitin 1967 u shkatërruan xhamitë gjatë regjimit komunist. Ceremonia fetare u zhvillua në rrënojat e xhamisë së zonës dhe u drejtua nga Gëzim Kopani. Ky organizim shërbeu jo vetëm si një moment besimi dhe reflektimi, por edhe si një mundësi për të rikthyer në fshat banorët që janë larguar ndër vite. Në mesazhin e tij, myftiu i Pukës u lut për paqe, harmoni dhe begati për të gjithë besimtarët.

Pas faljes, festa vijoi me ritualet dhe traditat karakteristike të zonës. E veçanta e kësaj dite ishte pjesëmarrja e besimtarëve katolikë së bashku me vëllezërit e tyre myslimanë, duke dëshmuar edhe një herë bashkëjetesën dhe harmoninë fetare që e ka karakterizuar ndër shekuj këtë zonë të Pukës.
Banorët që u rikthyen në vendlindje për festën u shprehën të lumtur që panë sërish gjallëri në fshatin e tyre, i cili prej vitesh po përballet me braktisjen.

Festa e Kurban Bajramit përcolli këtë vit në Kabash një mesazh të fortë solidariteti, harmonie dhe bashkimi, duke i dhënë jetë dhe shpresë një fshati thuajse të braktisur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...