Vllaznia e rënduar psikologjikisht, por me besim për ta mbyllur sezonin me fitore

Vllaznia i është rikthyer sërish stërvitjeve dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj Elbasanit që do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Air Albania”.

Kuptohet që gjendja psikologjike e futbollistëve shkodranë nuk është ajo e duhura pas dy humbjeve të pësuara në sfidat e “Final 4” ndaj Dinamos dhe Egnatias, megjithatë stafi teknik është munduar të ngrejë moralin e tyre dhe duke u kërkuar t’i bëjnë një mbyllje me fitore këtij sezoni.

Kjo do të jetë një detyrë për këmbët e tyre dhe pastaj duke shpresuar për një mrekulli në ndeshjen Egnatia- Dinamo. Edhe presidenti Xhaferi u shpreh dje, se pret një respektim të kampionatit nga të gjitha skuadrat deri në fund të tij.

Vllaznia i mbylli 36 javët e kampionatit të rregullt në vendin e parë dhe në pamje të parë duhet të jetë ajo kampionia e këtij sezoni, megjithatë është “Final 4” ajo që vendos gjithçka dhe për këtë arsye duhet tentuar deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe