Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, iu bashkua sot iniciativës sensibilizuese “Bashkë për jetën, dhurojmë për shpresën”, një nismë e organizuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, IPSIA ACLI dhe Qendra Rinore Arka.
Përmes një mesazhi publik, Hoti vlerësoi rëndësinë e dhurimit të gjakut si një akt human dhe solidariteti, duke theksuar se ky gjest i thjeshtë mund të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë për njerëzit në nevojë.
“Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me një vlerë të jashtëzakonshme njerëzore”, u shpreh ai, ndërsa falënderoi organizatorët, vullnetarët dhe qytetarët që u bënë pjesë e kësaj nisme.
👉POSTIMI I PLOTË
Sot, pata kënaqësinë t’i bashkohem iniciativës sensibilizuese ‘Bashkë për jetën, dhurojmë për shpresën’, një nismë e organizuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, IPSIA ACLI dhe Qendra Rinore Arka.
Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me një vlerë të jashtëzakonshme njerëzore, një mundësi reale për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.
Mirënjohje për të gjithë organizatorët, vullnetarët dhe qytetarët që u bënë pjesë e kësaj dite solidariteti dhe humanizmi.
