Shkaktoi aksidentin me një të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin!

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Adnan Galica, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur një baba me dy fëmijët e tij të mitur.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë skizofreninë dhe epilepsinë.

Sipas mbrojtjes, Galica ka pasoja të rënda shëndetësore nga një aksident i ndodhur kur ishte 18 vjeç, pas të cilit kishte qëndruar për një periudhë në koma.

Avokati kërkoi masën “arrest shtëpie” dhe trajtim të specializuar mjekësor deri në përfundimin e ekspertizës psikiatrike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodrës rekomandoi trajtim spitalor për të dyshuarin deri në sqarimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg”, duke vlerësuar pasojat e rënda të aksidentit, kërkesë që u pranua nga gjykata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...