Lajme të mira për Dinamon, rikthehen 3 lojtarë për duelin kundër Elbasanit

Publikuar me datë:

Dinamo po vijon me përgatitjet për ndeshjen e së dielës, ku përballë do të ketë Elbasanin në garën për “Final 4”. Të besuarit e Dajës do të synojnë të marrin një tjetër fitore dhe të mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion, gjithmonë nëse edhe Egnatia do të fitojë sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë. Nga kampi blu, ka lajme të mira për sa i përket rikuperimeve, duke qenë se në ditët e fundit, Andre Teikseira dhe Klevi Qefalija janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Të dy lojtarët kanë lënë pas dëmtimet dhe duket se janë gati për të dhënë kontributin e tyre në skuadër.

Teikseira ka munguar prej rreth 1 muaji duke qenë se pësoi dëmtim që në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Vllaznisë, duke humbur finalen, javët e fundit të kampionatit dhe ndeshjen e parë në “Final 4”. Sa i përket Qefalisë, mesfushori ka pasur shqetësime në javët e fundit.

ALDO TEQJA- Lajmi më i mirë në kampin blu, është padyshim rikthimi i portierit Aldo Teqja. Blutë luajtën ndaj Vllaznisë me portierin e tretë, Tomas Kiri, i cili e mbajti portën e paprekur. Teqja ka qenë dje në stërvitje me skuadrën dhe një ditë më parë, kishte hequr penjtë teksa duket se do të jetë gati për Elbasanin. Gjasat janë që të luajë nga stoli, megjithatë gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim për të ditur nëse mund të jetë gati apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të...

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]