Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Erald Elezi del pas dy orësh nga SPAK

Publikuar me datë:

Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Elezi  është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ai qëndroi për gati dy orë dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje ka dalë nga godina e SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie, në zbatim të masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO.

Ky i fundit akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa janë në proces gjyqësor në fashikullin e parë edhe ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi dhe të tjerët.

Akuzat ndaj tij dhe të tjerëve në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë.

Elezi u mor nën akuzë vitin e kaluar nga SPAK. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...