“Arrest me burg” për pronarin e marketit “Xhedis” pas dhunimit të gazetarit Ervin Dushi

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Prek Gjonin, pronarin e marketit “Xhedis”, i arrestuar pas incidentit me gazetarin Ervin Dushi.

Gjoni u paraqit para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa gjatë seancës ka mohuar ta ketë goditur gazetarin, duke pretenduar se mes tyre ka pasur vetëm një shtyrje.

Megjithatë, Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata, duke lënë në paraburgim pronarin e marketit.

Ngjarja nisi pas një videoje të publikuar nga gazetari Ervin Dushi në TikTok, ku ai paralajmëronte denoncimin e produkteve të skaduara në një rrjet marketesh. Sipas dëshmisë së gazetarit, më pas ai ka marrë një telefonatë nga Prek Gjoni dhe gjatë takimit është dhunuar nga tre persona, mes tyre edhe vetë pronari i marketit, duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe kokë.

Pas incidentit, policia arrestoi Prek Gjonin për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”.

Nga ana tjetër, Gjoni ka deklaruar si para arrestimit ashtu edhe në gjykatë se është shantazhuar nga gazetari, pretendim që deri tani nuk është provuar dhe është mohuar nga Dushi.

Ndërkohë, Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

Protestat kundër projektit për Zvërnecin vijuan për të katërtën...

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...