Studentët e Shkodrës, bezdisin Erion Braçen: Ju turistët mbani qetësi…

Publikuar me datë:

Nga vizitë studimore në “vëmendje” të Kuvendit: studentët e Juridikut nga Shkodra i ndërprenë për pak minuta fjalën Erion Braçes në Parlament.

Teksa deputeti socialist fliste nga foltorja e Kuvendit, zhurma që vinte nga llozha ku ndodheshin studentët ekselentë të Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi bëri që ai të reagojë publikisht.

“A ka mundësi që ata turistët atje të mbajnë qetësi?! Ose po të duan të dalin jashtë”, tha Braçe, ndërsa studentët po bisedonin me deputeten e PD-së Ina Zhupa dhe deputetin shkodran Kliti Hoti.

Pas reagimit të deputetit socialist, drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu, kërkoi qetësi në sallë për vijimin normal të punimeve parlamentare.

Studentët e degës së Juridikut ndodheshin në Kuvend në kuadër të një vizite studimore për t’u njohur nga afër me funksionimin e procesit ligjvënës dhe institucioneve demokratike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...