E rëndë në Dibër/ 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital

Publikuar me datë:

Një 70-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Mësohet se 70-vjeçari Haxhi Reçi ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht.

70-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin. Aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]

BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve

Komisioni Evropian miratoi sot një paketë të re masash për...