Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

Publikuar me datë:

Prodhimi bujqësor ka shënuar rënie në katërmujorin e parë të këtij viti, duke u reflektuar në performancën e eksporteve shqiptare.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e frutave dhe perimeve kanë pësuar një tkurrje të ndjeshme në periudhën janar–prill 2026, si në sasi ashtu edhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total janë eksportuar rreth 56 mijë tonë zarzavate, nga 60 mijë tonë në vitin 2025, ndërsa në terma monetarë vlera ka zbritur në 51 milionë euro nga 52 milionë euro një vit më parë.

Rënia prej mbi 5 mijë tonësh lidhet kryesisht me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fillimvitit, të cilat prekën mijëra hektarë sera në zona të ndryshme të vendit si Fier, Kurbin, Berat, Lezhë dhe Shkodër. Si pasojë, shumë kultura u shkatërruan dhe cikli i prodhimit u ndërpre.

Efektet janë reflektuar veçanërisht te perimet e serrave, përfshirë spinaqin, sallatën, karotën, lakrën, brokolin, qepën dhe domaten, me rreth 4 mijë tonë më pak të eksportuara krahasuar me një vit më parë.

Edhe frutat kanë ndjekur të njëjtin trend negativ. Eksportet kanë rënë me rreth 1,463 tonë, kryesisht për shkak të dëmtimit të prodhimit të luleshtrydheve nga përmbytjet. Në total janë eksportuar 5,122 tonë fruta, nga 6,585 tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në vlerë ato kanë zbritur në 68 milionë euro, me një rënie prej 1.6 milionë euro.

Përmbytjet e përsëritura në dy muajt e parë të vitit kanë shkaktuar dëme jo vetëm në të mbjella, por edhe në infrastrukturën e serave, ndërsa fermerët ende nuk kanë përfituar kompensime për humbjet e pësuara.

Në përgjithësi, bujqësia shqiptare vijon të mbetet në rënie dhe me ndikim negativ në ekonominë e vendit, e ndikuar nga një sërë faktorësh si mungesa e financimit, skemat fiskale që favorizojnë importet, emigrimi nga zonat rurale dhe përdorimi i teknologjive të vjetruara në prodhim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...