Barcelona rrit me 100% tarifën për vizitorët e kroçerave

Publikuar me datë:

Barcelona po përpiqet të ndalojë turizmin e tepërt, duke rritur tarifën për vizitorët e kroçerave me 100%.

Autoritetet kanë dyfishuar taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, duke e rritur tarifën ditore në 8 euro për person.

Sipas raportimee, ky vendim, i njoftuar nga kryebashkiaku Jaume Colboni, synon të adresojë problemin e turizmit të tepërt dhe trafikun e rënduar në qytet. Kryebashkiaku tha se dëshiron të dekurajojë pasagjerët e anijeve turistike dhe të tërheqë turizëm cilësor, jo një përqendrim të tepërt vizitorësh.

“Dua t’i dekurajoj pasagjerët e anijeve turistike që të vijnë në Barcelonë. Turizmi duhet t’i shërbejë qytetit, jo anasjelltas. Ne duam turizëm cilësor. Ne jemi të interesuar për vizitorë profesionistë. Ajo që nuk duam është një përqendrim i tepërt i turistëve”, tha Colboni.

Sipas Këshillit Bashkiak të Barcelonës, turizmi kontribuon rreth 14% të PBB-së së qytetit dhe mbështet më shumë se 150,000 vende pune. Megjithatë, autoritetet janë nën presion në rritje për të balancuar përfitimet ekonomike me cilësinë e jetës së banorëve vendas. Në të njëjtën kohë, qyteti i Vigos do të vendosë një taksë të re turistike në varësi të kategorisë së akomodimit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...