Produkte me myk në Rossmann & Lala, AKU tërheq nga tregu biskotat gjermane

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tërhequar nga tregu biskotat gjermane, “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të cilat shiteshin në supermarketet “Rossmann&Lala”.

Shkak për këtë tërheqje është bërë niveli i lartë i mykotoksinave që përmbante ky produkt.

Sipas raportimeve, rasti është njoftuar fillimisht nga kompania “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave, toksinave të mykut.

AKU ka bërë thirrje për konsumatorët, nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes.

“Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut.

Të dhënat e produktit:

Emri I Produktit :EnerBiO Dinkel ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700 

Datë skadence : 18.1.2027

Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes”,- thuhet në njoftimin e AKU-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse Trump po shmang përplasjen me Putin?

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika për...

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...