Shënohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve në Dajç

Publikuar me datë:

Një vatër e murtajës së ruminantëve të vegjël është identifikuar në fshatin Mali i Gjymtit, në njësinë administrative Dajç, duke shënuar rastin e parë të konfirmuar për këtë vit në qarkun Shkodër.

Pas analizave dhe verifikimeve të kryera nga shërbimi veterinar, Ministria e Bujqësisë ka vendosur zonën në karantinë, në një perimetër nga 3 deri në 10 kilometra, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Nga infektimi janë prekur bagëtitë e fermerit Sokol Volaj, ku deri tani janë groposur rreth 20 dele, ndërsa autoritetet pritet të asgjësojnë edhe afro 60 krerë të tjerë për arsye sigurie sanitare.

Rasti është konfirmuar prej tre ditësh dhe dëmi ekonomik për fermerin vlerësohet i konsiderueshëm, me humbje që arrijnë deri në 10–15 milionë lekë të vjetra. Fermeri pret që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë me një skemë dëmshpërblimi.

Administratori i njësisë administrative Dajç, Broz Pjetrani, ka deklaruar se ekzistojnë dyshime edhe për raste të tjera në zonë, ndaj kontrollet dhe analizat do të vijojnë në ditët në vijim për të identifikuar çdo vatër të mundshme.

Për shkak të rrezikut të përhapjes, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër ka zgjeruar monitorimet edhe në zona të tjera të qarkut. Edhe gjatë vitit të kaluar në Shkodër u regjistruan tre raste të ngjashme, çka solli asgjësimin e bagëtive të prekura dhe izolimin e zonave sipas masave të parashikuara nga ligji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...